Ironizon Haxhiu: Privilegj për Kurtin të gjuhet me vezë të Drenicës

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit ku u raportua se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u gjuajt me vezë kur arriti në Skenderaj gjatë një tubimi zgjedhor.

Lajme

01/02/2021 23:49

Madje Haxhiu ndërsa u diskutua ky incident, ai tha se të gjuhej Kurti me vezë të Drenicës është privilegj për të, njofton Klan Kosova.

”Është privilegj që Kurti të gjuhet me vezë të Drenicës”.

”Është privilegj për të sepse me vezët që gjunte ai në Parlament, i sillnin prej Serbisë”, deklaroi ai në Edicionin Special në Klan Kosova.