Ironizomi i zyrtarit të LDK-së me raportimin e Bulliqit: Mbeti veç edhe kurorëzimi i këtij ‘eventi’ me një breshëri të shtënash
Bajram Gecaj ish këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka ironizuar me raportimin e Shpejtim Bulliqit për gjetjet e komisionit për vijën kufitare më Malin e Zi.

Lajme
Gecaj ka thënë se mbeti vetëm edhe “kurorëzimi i këtij ‘eventi’ me një breshëri të shtënash”.
Ky është postimi i Gecajt në Facebook:
Ishte ndezë Shpejtim Bulliqi sot aq shumë sa që as Kryeministri nuk mund ta ndalte…në fund ai kërkoi që në mënyrë solemne t’ia dorëzoj Kryeministrit raportin…mbeti veç edhe kurorëzimi i këtij “eventi” me një breshëri të shtënash, ashtu siç jemi mësuar ti shohim!