Irlanda kërcënon të tërhiqet nga Eurovisioni nëse Izraeli merr pjesë

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në konkursin wvropian të këngës “Eurovision 2026”, “nëse marrë pjesë Izraeli”. Në një deklaratë, RTE-ja tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje “do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gazë”. Irlanda e ka…

ShowBiz

11/09/2025 16:39

Transmetuesi shtetëror irlandez RTE ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në konkursin wvropian të këngës “Eurovision 2026”, “nëse marrë pjesë Izraeli”.

Në një deklaratë, RTE-ja tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje “do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gazë”.

Irlanda e ka fituar konkursin gjithsej shtatë herë, herën e fundit në vitin 1996.

RTE-ja do të marrë një vendim përfundimtar sapo organizatorët e Eurovisionit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), të kenë marrë vendimin e tyre.

Konkursi i vitit të ardhshëm do të mbahet në maj në Vjenë.

Transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, gjithashtu ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara nëse Izraeli merr pjesë.

Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, ka thënë se edhe vendi i tij mund të mos marrë pjesë nëse Izraeli përfshihet.

Në një deklaratë të enjten, RTE tha: “Qëndrimi i RTE është që Irlanda nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026, nëse Izraeli merr pjesë, dhe vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së”.

RTE shtoi gjithashtu: “RTÉ është gjithashtu thellësisht e shqetësuar për vrasjet e qëllimshme të gazetarëve në Gazë, ndalimin e aksesit të gazetarëve ndërkombëtarë në atë territor dhe situatën e rëndë të pengjeve që ndodhen ende atje”.