Irinej: Jemi popull i vogël që duhet të mbijetojmë, prandaj na duhet unitet për Kosovën

Patriarku serb, Irinej, ka kërkuar më shumë unitet nga serbët për Kosovën.

Lajme

27/01/2019 23:28

Patriarku serb, Irinej, ka thënë se shoqëria serbe ka nevojë për unitet për siç tha ai, ta ruajtur dhe mbrojtur Kosovën, transmeton lajmi.net.

Siç raporton “Tanjug”, Irinej, po ashtu ka thënë se me grindje nuk mund të mbrohet Kosova.

“Uniteti është themeli i kishës dhe shtetit tonë. Bashkësia e kishës dhe shtetit na ka mbajtur, nëse nuk e kemi, do të zhduket si popull”, tha Irinej.

Patriarku serb sot po ashtu ka thënë se serbët janë një popull i vogël që duhet të mbijetojë dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse serbët duhet të jenë unik, transmeton më tutje lajmi.net.

Sipas tij, në shoqërinë serbe gjithnjë e më shumë po ka sindikata dhe grindje që janë shfaqur kohëve të fundit dhe në këtë mënyrë ai iu bëri thirrje serbëve që të organizohen për siç tha ai, ta ruajtur atë që pasardhësit ua kanë lënë.

Irinej përsëri ka vazhduar me pretendimet e tij se Kosova gjithmonë ka qenë vend i serbëve dhe se Kosova është e mbushur me vende të shenjta serbe.

“Kosova nuk na është dhënë kurrë, as ne nuk kemi hequr dorë prej saj, por Kosova gjithmonë ka qenë vendi ynë i mbushur me vende të shenjta serbe”, ka deklaruar Irinej.

Këto komente patriarku Irinej i bëri gjatë ditës së sotme në komunën e Vraçarit. /Lajmi.net/