Irina topless në ballinën e revistës Maxim
Irina Shayk ka pozuar topless për numrin e ri të revistës ‘Maxim’ dhe ka folur për fillimin e karierës së saj si aktore.

ShowBiz
Irina Shayk është njëra nga modelet më të famshme në botë, e cila ka pozuar për çdo publikim nga ‘Sports Illustrated deri te ‘Vogue’.
Tani 28 vjeçare, supermodelja ruse do me çdo kusht të hyjë edhe në botën e aktrimit, por tregon për revistën se kjo është pak e vështirë, pasi është ankuar se asaj i ofron vetëm rolet e prostitutave ose kamariereve.
Ajo ka treguar: ‘Sa herë që marr ndonjë skenar, është ose kamariere ose prostitutë.. Nuk po them që nuk të të bëja një prostitutë të mirë, apo kamariere, ju e dini.’.
Epo, Irina nuk do bënte keqe në asnjë nga këto role, por do që të mirret si aktore serioze, e roli i parë i saj është tek filmi ‘Hercules’ ku do të luajë të dashurën e aktorit The Rock.
Megjithatë, ajo nuk ankohet për punën si modele, duke thënë se e ka ndihmuar shumë financiarisht dhe e kanë bërë shumë të lumtur shumat e majme të parave që ka marrë duke i shpenzuar në këpucë e blerje të tjera.