Irina flet keq për Ronaldon

Modelja ruse, Irina Shayk ka ngacmuar disi Ronaldon duke thënë se ai nuk është një mashkull ideal, pasi meshkujt ideal nuk ndahen nga të dashurat e tyre.

Sport

08/03/2015 19:44

Irina Shayk e ka cilësuar Ronaldon si një mashkull joideal. Ai u nda nga Irina, dhe një gjë e tillë ka ndikuar mjaft negativisht në mendimin e modeles për yllin portugez.

“Nëse ke një lidhje, ajo duhet të jetë e mirë, përndryshe nuk zgjat”, u shpreh Irina.

“Mashkulli ideal? Të jetë besnik, i ndershëm dhe një xhentëlmen i cili di si të respektojë femrat. Unë mendova se e gjeta një, por…jo”, shtoi tutje rusja.