Irani vë në fuqi ligjin e miratuar kundër inspektimeve bërthamore
Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka vënë në zbatim ligjin e miratuar nga parlamenti javën e kaluar, që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA). Kujtojmë se Irani ka kërcënuar më parë se do ndalojë bashkëpunimin me IAEA-në, duke akuzuar agjencinë se mban qëndrim pro-perëndimor dhe përdoret për…

Bota
Mediat shtetërore iraniane kanë njoftuar se presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka vënë në zbatim ligjin e miratuar nga parlamenti javën e kaluar, që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
Kujtojmë se Irani ka kërcënuar më parë se do ndalojë bashkëpunimin me IAEA-në, duke akuzuar agjencinë se mban qëndrim pro-perëndimor dhe përdoret për të justifikuar sulmet ajrore izraelite, të cilat nisën një ditë pas votimit të bordit të IAEA-s që e shpalli Iranin në shkelje të marrëveshjes së Jo-shpërndarjes së Armëve Bërthamore.
Ndërsa, sipas ligjit të miratuar, parashikohet që çdo inspektim i ardhshëm në vendet bërthamore të Iranit duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Teheranit. Raportohet se nga IAEA kanë thënë se po presin informacione zyrtare nga Irani për situatën.
Ndërkaq, ministri iranian i Jashtëm Abbas Araqchi ka deklaruar në një intervistë për CBS News se bombardimi amerikan i objektit bërthamor Fordow ka shkaktuar dëme të rënda dhe serioze në atë impiant.