Irani rihap hapësirën ajrore pasi e mbylli atë të martën

Irani ka rihapur hapësirën ajrore për fluturimet komerciale pasi urdhëroi mbylljen e saj të martën në mbrëmje pas sulmit me raketa balistike ndaj Izraelit. “Pas sigurimit të kushteve të favorshme dhe të sigurta të fluturimeve dhe përfundimit të kufizimeve, linjat ajrore lejohen të kryejnë operacione fluturimi nga ora 5 e mëngjesit të sotëm”,tha një zëdhënës…

Bota

03/10/2024 09:45

Irani ka rihapur hapësirën ajrore për fluturimet komerciale pasi urdhëroi mbylljen e saj të martën në mbrëmje pas sulmit me raketa balistike ndaj Izraelit.

“Pas sigurimit të kushteve të favorshme dhe të sigurta të fluturimeve dhe përfundimit të kufizimeve, linjat ajrore lejohen të kryejnë operacione fluturimi nga ora 5 e mëngjesit të sotëm”,tha një zëdhënës i Organizatës së Aviacionit Civil, transmeton lajmi.net.

Organizata kishte njoftuar të martën vonë se të gjitha fluturimet në mbarë vendin do të anuloheshin deri të mërkurën në mëngjes, të cilën më vonë e zgjati deri të enjten në mëngjes./Lajmi.net/