Irani përmes ambasadores zvicerane në Teheran e paralajmëron Amerikën për sulmet e Izraelit
Irani e ka thirrur ambasadoren zvicerane në Teheran, Nadine Lozano, për t’ia përcjellur një paralajmërim zyrtar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar Uashingtonin se është bashkëpërgjegjëse për sulmin e Izraelit. Përfaqësuesi iranian tha se është e paimagjinueshme që sulmet ndaj Iranit të jenë kryer të paktën pa një dritë jeshile nga SHBA. “Është…

Bota
Irani e ka thirrur ambasadoren zvicerane në Teheran, Nadine Lozano, për t’ia përcjellur një paralajmërim zyrtar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar Uashingtonin se është bashkëpërgjegjëse për sulmin e Izraelit.
Përfaqësuesi iranian tha se është e paimagjinueshme që sulmet ndaj Iranit të jenë kryer të paktën pa një dritë jeshile nga SHBA.
“Është e paimagjinueshme që veprimet agresive të regjimit sionist ndaj Iranit të jenë kryer pa bashkëpunimin, koordinimin dhe të paktën një dritë jeshile nga SHBA, dhe për këtë arsye, SHBA duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj të paligjshme”, i tha përfaqësuesi iranian, ambasadores zvicerane, shkruan CNN.
Irani gjithashtu paralajmëroi çdo mbështetjeje të SHBA-së për Izraelin gjatë përgjigjes së Teheranit, “përfshirë edhe përpjekjet për të penguar Iranin që të ushtrojë të drejtën e vet për vetëmbrojtje të ligjshme”.
Kujtojmë se Zvicra shërben si përfaqësuese zyrtare e interesave amerikane në Iran.