Irani paralajmëron vendet që ndihmuan në kapjen e raketave që synonin Izraelin: Do të mbahen përgjegjës
Vendet që ndihmuan në bllokimin e raketave që synonin Izraelin “do të mbahen përgjegjës”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi. Araghchi duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve mbi ndihmën e Jordanisë në kapjen e predhave të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, ku përmenden edhe SHBA dhe Britania e Madhe në…
Bota
Vendet që ndihmuan në bllokimin e raketave që synonin Izraelin “do të mbahen përgjegjës”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi.
Araghchi duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve mbi ndihmën e Jordanisë në kapjen e predhave të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, ku përmenden edhe SHBA dhe Britania e Madhe në përfshirjen e mbrojtjes së Izraelit.
Irani lëshoi shumë raketa në drejtim të Izraelit si përgjigje të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar, transmeton lajmi.net.
Ushtria e Jordinasë deklaroi se pas sulmit Iranian të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë në gatishmëri të lartë për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë.
“Pozicioni i Jordanisë ka qenë gjithmonë se nuk do të jetë një fushë beteje për askënd, mbrojtja e Jordanisë dhe popullit të saj është përgjegjësia jonë numër një,” tha Mohammad al-Momani, Ministër i Komunikimit të Qeverisë, për kanalin televiziv al-Mamlaka të financuar nga shteti të mërkurën. .
Jordania, një aleat i SHBA-ve, ndihmoi në kapjen e raketave gjatë një sulmi tjetër Iranian që synonte Izraelin në prill, duke shkaktuar paralajmërime nga Teherani.
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit të martën la të plagosur tre persona në Jordani dhe fragmente të raketave ranë në pjesë të ndryshme të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Aman./Lajmi.net/