Irani kërkon t’i japë fund luftës dhe të nisë bisedime me SHBA-në dhe Izraelin, sipas WSJ

Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal, po raporton se Irani është duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor. Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe SHBA-së përmes ndërmjetësve arabë. Raportohet se në mesin e kësaj fushate ajrore të…

Bota

16/06/2025 16:42

Duke cituar disa zyrtarë të paidentifikuar, Wall Street Journal, po raporton se Irani është duke dërguar sinjale urgjente se po kërkon përfundim të luftës dhe rifillim të negociatave për programin e tij bërthamor.

Sipas medias, Irani ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit dhe SHBA-së përmes ndërmjetësve arabë.

Raportohet se në mesin e kësaj fushate ajrore të furishme, Teherani u ka thënë zyrtarëve arabë se është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave – me kusht që SHBA të mos përfshihet në sulmet ndaj Iranit.

Thuhet se Irani gjithashtu ka përcjellë mesazhe drejt Izraelit, duke theksuar se është në interesin e të dyja palëve që përshkallëzimi i dhunës të frenohet.