Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit nga Izraeli
Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj vendit, tha Misioni iranian në OKB. Kërkesa vjen mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje për qetësi, pasi Izraeli paralajmëroi se operacioni i tij ushtarak kundër Iranit do të vazhdonte për ditë të tëra dhe Irani…

Bota
Irani ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj vendit, tha Misioni iranian në OKB.
Kërkesa vjen mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje për qetësi, pasi Izraeli paralajmëroi se operacioni i tij ushtarak kundër Iranit do të vazhdonte për ditë të tëra dhe Irani u zotua për hakmarrje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e shtetit hebre.
Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Izraeli ka vepruar për të parandaluar një kërcënim ekzistencial nga ana e Iranit, i cili sipas tij ishte “në prag të zotërimit të një arme bërthamore”.