Irani kërcënon Izraelin me “rrufe shkatërruese”
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se Izraeli duhet të presë një “rrufe shkatërruese”, në përgjigje të sulmeve të 18 janarit në Siri, ku u vra një gjeneral i Gardës dhe disa anëtarë të milicisë libaneze të Hezbollahut.
Bota
Mohammad Ali Xhafari ka thënë se vrasja e gjeneralit iranian dhe e forcave të Hezbollahut në sulmin izraelit ka krijuar “një tjetër pikë fillimi” për rrëzimin e “regjimit sionist”
Irani ka thënë se gjenerali Mohammad Ali Allahdadi, i cili është vrarë në rajonin Kuneitra, në jug të Sirisë, ka dhënë “këshilla të rëndësishëm” për sirianët që luftojnë terroristët – një referencë kjo për rebelët sunitë dhe ekstremistët islamikë.
Sulmi po ashtu ka vrarë Xhihad Mughniyeh, djalin e operuesit të lartë të Hezbollahut, Imad Mughniyeh, i cili është vrarë në Damask më 2008.
Irani mbështet regjimin sirian dhe Hezbollahun me ndihma ushtarake dhe financiare.