IQMT vazhdon inspektimet për produktet e qumështit, heq nga tregu edhe disa produkte të tjera

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar opinionin publik se inspektimet në treg po vazhdojnë në mënyrë intensive, me fokus të veçantë në produktet e qumështit me mospërputhje të evidentuara nga raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Gjatë inspektimeve në terren janë hasur produkte me mospërputhje të evidentuara nga AUV-i, si: • Schmand…

Lajme

18/08/2026 17:45

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar opinionin publik se inspektimet në treg po vazhdojnë në mënyrë intensive, me fokus të veçantë në produktet e qumështit me mospërputhje të evidentuara nga raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjatë inspektimeve në terren janë hasur produkte me mospërputhje të evidentuara nga AUV-i, si:

• Schmand VITA, 18% – 180 g

• Schmand VITA, 18% – 400 g

• Schmand VITA, 18% – 800 g

• Mushroom Cream Cheese – 200 g

• Mazë tradicionale DRENA – 1 kg

• Holla Cooking Cream – 1 L

• Qumësht MY COW – 3.2%

• Mazë tradicionale MILKET – 800 g

• Schmand AJKA – 500 g

Ndërkaq, ekipet e IQMT-së kanë realizuar edhe riinspektime në disa markete, të cilat ishin urdhëruar ditë më parë për tërheqjen e produkteve të qumështit që rezultojnë me mospërputhje sipas raportit të AUV-it.

Gjatë këtyre riinspektimeve është verifikuar se operatorët ekonomikë kanë respektuar urdhëresat e IQMT-së, të disa ditëve paraprake dhe kanë ndërmarrë masat e kërkuara për tërheqjen e produkteve nga tregu.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar 23 inspektime në këto komuna:

• Gjilan

• Prishtinë

• Pejë

• Ferizaj

• Gjakovë

• Podujevë

• Mitrovicë

IQMT-ja thekson se inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të legjislacionit në fuqi.