IPKO transmeton EURO 2016 falas dhe për të gjithë, në cilësinë HD

Për të gjithë shqiptarët që do të mungojnë me plis në Paris, dhe ndeshjet do t’i shohin nga Kosova, IPKO ka një befasi shumë të këndshme.

Lajme

11/06/2016 16:30

Operatori kryesor i TV digjital në Kosovë do të transmetojë drejtpërdrejt të gjitha ndeshjet e kampionatit evropian falas dhe për të gjithë dhe atë në cilësinë HD.

IPKO sapo ka njoftuar se të gjithë abonentët që kanë resiver të saj se të gjithë do të kenë mundësi t’i shijojnë emocionet e të gjitha ndeshjeve të kampionatit europian Euro 2016, drejtpërdrejt dhe krejtësisht falas.

Të gjithë abonentët të cilët kanë resiver të IPKO-së do të kenë mundësi t’i përcjellin ndeshjet e kampionatit europian Euro 2016, përmes kanaleve SuperSport dhe RTK HD (numër 20).

Emocionet bëhen edhe më të forta kur këto ndeshje komentohen nga komentatorët profesionistë të kanaleve Supersport.

Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare pritet të mbahet nesër prej orës 15:00. Në fazën e grupeve kombëtarja do të liajë kundër Zvicrës, Francës dhe lojën e tretë do ta zhvillojë kundër Rumanisë.

IPKO është operatori më i madh i TV digjital në vend, me përmbajtjen më të mirë, cilësinë më të madhe dhe kanalet ekskluzive.