IPKO me pako interneti që heq kufijtë ndërmjet katër shteteve

Duke filluar nga sot, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO nuk do të ketë më kufij mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kur ata duan ta përdorin internetin në telefon mobil vazhdimisht, përmes aktivizimit të një pakoje të vetme.

Lajme

28/04/2015 20:28

“Me një pako të vetme të internetit në mobil, që vlen për katër shtete, IPKO i ka eliminuar kufijtë për përdoruesit e saj, të cilët tani do të jenë të lidhur me internet të shpejtë në celular kudo që ata janë – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni apo Mal të Zi”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Për të gjithë ata që Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi e vizitojnë për punë apo për vizitë të shkurtër njëditore, IPKO ka krijuar pakon ditore për 24 orë internet, që ofron 150 megabajt dhe mund të përdoret në cilindo nga katër shtetet. Aktivizimi i pakos ditore bëhet duke thirrur kodin*478*1#.

Ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj të cilët i vizitojnë tri vendet fqinje të Kosoëvs për periudha më të gjata kohore, IPKO e ka krijuar pakon njëjavore për internet të pandëprerë mobil që ofron 500 megabajt, dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*2#.

Pakoja më e madhe e internetit në celular për Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi është pakoja mujore, që ofron aq shumë sa 2GB internet për një muaj, dhe mund të aktivizohet duke thirrur kodin *478*3#.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-së duhet zgjedhur operatorin Eagle, në Maqedoni operatorin One, ndërsa në Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin mobil – m:tel. Pakoja e njëjtë e internetit për katër shtete mund të aktivizohet nga të gjithë përdoruesit e IPKO-së, duke përfshirë edhe bizneset.