IPKO me ofertë të re: 5 anëtarë të familjes 3 muaj bisedë pa pare

Operatori telefonik IPKO ka lëshuar edhe 100 mijë numra të rinj në përdorim me prefiksin 043.

Lajme

06/10/2015 09:34

Siç njofton kjo kompani përmes një kumtese “kërkesat e përdoruesve për numra të rinj kanë  bërë që IPKO të lëshojë edhe dhjetëra mijëra numra të rinj në përdorim me prefiksin 043, si dhe të ofrojë pako për biseda pa limit mes 5 anëtarëve të familjes”

“Numrat e rinj me prefiksin 043 do të vijnë të aktivizuar me tarifën “Fol me ton”, dhe të njëjtit mund të përdoren si numra të rregullt të telefonisë mobile IPKO. Spektri i ri i numrave do të fillojë me prefiksin 043 9xx xxx, që ofron rreth 100 mijë numra të rinj në rrjetin mobil IPKO”.

Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO ka thënë se kompania ka pranuar kërkesa të mëdha për numra të rinj gjatë gjithë këtij viti.

“Prandaj, ne tani po ofrojmë spektrin e rinj të numrave që përdoruesit tanë ta kenë numrin e tyre mobil në operatorin e preferuar. Bashkë me numeracionin 043, IPKO ofron edhe një pako që i kushtohet familjeve dhe ua mundëson atyre që të komunikojnë pandërprerë, 24 orë në ditë”, ka thënë ai.

Së bashku me numrat e rinj me prefiks 043, IPKO e ka lëshuar edhe pakon e —komunikimit të plotë mes anëtarëve të familjes, të cilët mund t’i marrin 5 SIM kartela të reja për vetëm 5 euro, dhe të komunikojnë me familjen ose të afërmit e tyre për 0 cent në minutë, për tre muaj rresht.

Pas kësaj periudhe, komunikimi mes 5 anëtarëve të familjes do të mund të bëhet për vetëm 2 cent në minutë./Lajmi.net