IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe përmirësimit të përvojës së klientit, IPKO ka hapur zyrtarisht dyert e pikës së saj më të re të shitjes në zemër të Prishtinës, në Rrugën B. Kjo pikë moderne përfaqëson jo vetëm zgjerimin e rrjetit të dyqaneve IPKO, por edhe një hap konkret drejt afrimit edhe më shumë…

Lajme

08/07/2025 15:11

Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe përmirësimit të përvojës së klientit, IPKO ka hapur zyrtarisht dyert e pikës së saj më të re të shitjes në zemër të Prishtinës, në Rrugën B.

Kjo pikë moderne përfaqëson jo vetëm zgjerimin e rrjetit të dyqaneve IPKO, por edhe një hap konkret drejt afrimit edhe më shumë me qytetarët, duke sjellë shërbime të avancuara, mbështetje të shpejtë dhe ofertat më të mira në treg. Me hapjen e këtij lokacioni, IPKO arrin në gjashtë pika shitjeje në Prishtinë, një dëshmi e qartë e përkushtimit për të qenë gjithnjë pranë klientëve.

Në hapjen solemne morën pjesë përfaqësues të kompanisë, partnerë, klientë besnikë dhe qytetarë, të cilët ndanë momente të veçanta me ekipin e IPKO-s, duke festuar së bashku një arritje të rëndësishme.

“Pika e re në Rrugën B është më shumë sesa një dyqan, është një premtim i mbajtur për të qenë sa më afër klientëve tanë, për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për t’iu përgjigjur me shërbime cilësore, teknologji të avancuar dhe përkushtim të plotë,” u shpreh Arianit Duraku, Drejtor i Njësisë Komerciale në IPKO. “Çdo vizitor në këtë lokacion do të gjejë një ambient mikpritës dhe profesional, ku çdo kërkesë trajtohet me kujdesin që meriton.”

Me hapjen e këtij lokacioni të ri, IPKO vazhdon rrugëtimin e saj drejt transformimit digjital dhe forcimit të pranisë në treg, duke garantuar një standard të lartë të përvojës për çdo përdorues.

Nga interneti me shpejtësi të lartë, rrjetin me kualitetin më të mirë në treg, pakot e telefonisë mobile, televizionin digjital dhe shërbimet ICT, IPKO është e përkushtuar që t’u ofrojë klientëve teknologjinë më të fundit dhe shërbim superior.