IPK rekomandon suspendimin e policit që dyshohet se grushtoi qytetarin në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Sipas IPK-së zyrtarët Policorë dyshohet se kanë kryer veprën “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Postimi i plotë i IPK-së: “Hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor…

Lajme

14/03/2025 18:06

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit.

Sipas IPK-së zyrtarët Policorë dyshohet se kanë kryer veprën “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Postimi i plotë i IPK-së:

“Hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për të dy rastet.