IPK pranoi sot një automjet donacion nga EULEX-i

Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ceremonia e dorëzimit sipas njoftimit për media u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga Giovanni Galzignato, shef i Shtyllës së Monitorimit…

Lajme

29/01/2025 15:07

Inspektorati Policor i Kosovës sot pranoi si donacion një automjet (furgon) nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ceremonia e dorëzimit sipas njoftimit për media u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali, ku Kryeshefi Ekzekutiv Kushtrim Hodaj pranoi çelësat e automjetit nga Giovanni Galzignato, shef i Shtyllës së Monitorimit të Misionit EULEX.

“Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, Kryeshefi Hodaj dhe Shefi i Shtyllës së Monitorimit z. Galzignato, zhvilluan një bashkëbisedim të frytshëm duke theksuar bashkëpunimin e rëndësishëm në mes IPK-së dhe EULEX-it. Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen për këtë donacion dhe falënderon Misionin e EULEX-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e mandatit ligjor për një polici më të përgjegjshme dhe efikase”, thuhet në njoftim.