IPK për ankesën e Avonet: Nuk kemi përfunduar ende hetimet

Rrjeti i organizatave AVONET po ankohet që Inspektorati Policor i Kosovës nuk ia ka përfillur kërkesën për qasje në dokumente publike në dokumente që kanë të bëjë me procesin e hetimit të gradimit të policëve brenda institucionit të Policisë. Por, sipas IPK-së ende nuk është hetimi final dhe nëse ato dokumente jepen në këto momente,…

Lajme

25/08/2024 23:40

Rrjeti i organizatave AVONET po ankohet që Inspektorati Policor i Kosovës nuk ia ka përfillur kërkesën për qasje në dokumente publike në dokumente që kanë të bëjë me procesin e hetimit të gradimit të policëve brenda institucionit të Policisë. Por, sipas IPK-së ende nuk është hetimi final dhe nëse ato dokumente jepen në këto momente, preket integriteti i procesit të hetimit.

Në fillim të muajit korrik, u anulua konkursi për gradimin e policëve të lartë në rreshter pas raportimit të TV Dukagjinit dhe pastaj inspektimit që realizoi Inspektorati Policor i Kosovës.

Ashtu siç u raportua aty doli se pati shkelje të udhëzimit administrativ për gradimin e policëve dhe parregullsi të tjera të evidentuara nga IPK.

Policia i dëgjoi rekomandimet e IPK-së të shkruara në një raport të detajuar dhe u anulua konkursi.

Por, dikush që po kryen një hulumtim për këtë çështje nuk është i kënaqur me këto të dhëna.

Rrjeti i organizatave joqeveritare “AVONET” po thonë se IPK nuk ia ka ofruar dokumentet e kërkuara nga ta.

“Rezistenca e tyre në mosqasjen në dokumente publike është krejtësisht e paarsyeshme dhe është në kundërshtim me ligjin që e rregullon dhe harmonizon të drejtën mbi qasje në dokumente,” u shpreh Kenan Gashi nga Avonet.

Kenan Gashi gjithsesi nuk po e dinë arsyen se pse IPK nuk po ia lejon qasjen në dokumentet e hetimit.

“Përderisa ne nuk kemi mundur të verifikojmë,identifikojmë dhe arsyetojmë dyshimet tona, ne nuk mund të themi që ndonjë përgjegjësi ligjore apo ndonjë cështje që është e diskutueshme në nivelin tonë të hulumtimit që mund të nxierrim ndonjë konstatim se cila është arsyeja e mosdhënjes së qasjes në dokumente,” shtoi Gashi.

Inspektorati Policor i Kosovës e ka një arsyetim për këtë.

Dosjet të cilat janë kërkuar nga këto organizata përfshijnë ankesat e të dhënat personale të zyrtarëve policor, nuk mund të ndahen me publikun sepse për to nuk ka përfunduar akoma hetimi.

Andaj, IPK në një përgjigje për Dukagjinin tha se qasja në ato dokumente prek integritetin e procesit hetimor.

“Pas përgjigjes negative që AVONET ka pranuar nga Policia e Kosovës për pjesën tjetër të dokumenteve, kërkesa  është përsëritur në IPK me 01..08.2024.Pas  pranimit  te kërkesës së dyte,  IPK e ka njoftuar AVONET-in se ne kuadër  të këtij  procesi  ka pranuar 13 ankesa  dhe informacione të ndryshme që ndërlidhen me këtë proces  të gradimit. Për të njëjtat janë  duke u ndërmarrë veprime hetimore e të cilat veprime përfshijnë edhe dosjen e inspektimit për të cilën është kërkuar qasje  andaj për shkak të integritetit të procesit hetimor është refuzuar kërkesa për qasje në dokumente publike,” thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK po ashtu tha se me 15 korrik  2024 ka pranuar kërkesën e parë për qasje në dokumente publike në të cilën është  kërkuar i gjithë  dokumentacioni dhe informacionet që përmenden  në piken  a) dhe b) te seksionit “metodologjia e inspektimit” tek raporti i   inspektimit “Vlerësimi i  menaxhimit të  procesit te gradimit për rreshter”. RTV Dukagjini