IPK-ja rekomandon suspendimin e policit që plagosi nënën e tij në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili plagosi sot aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë. Nga IPK-ja kanë thënë se lidhur me rastin policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Derisa thuhet…

Lajme

04/10/2024 16:42

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili plagosi sot aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.

Nga IPK-ja kanë thënë se lidhur me rastin policia ka pranuar informacione sot pas orës 12:00 për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë.

Derisa thuhet se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore.

Në këtë rast rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor ku janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në veprimet  fillestare hetimore thuhet se në këtë rast është  lënduar një person nga shkrepja e armës.

“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/