IPK-ja bën homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të Afrim Bunjakut

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe tek varri i rreshterit, Afrim Bunjakut. Në një vjetorin e vrasjes së tij, IPK-ja ka shkruar se ata bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizimin e Bunjakut. “Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë…

Lajme

24/09/2024 14:43

Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe tek varri i rreshterit, Afrim Bunjakut.

Në një vjetorin e vrasjes së tij, IPK-ja ka shkruar se ata bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizimin e Bunjakut.

“Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë nderuan sot Heroin e Kosovës Afrim Bunjaku. Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Heroit Rreshter Afrim Bunjakut në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, Kryeshefi Ekzektutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe zyrtarë të lartë të IPK-së, bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizmin e tij”, thuhet në postimin e plotë të IPK-së.