IPK arreston një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfeti, në pranga edhe një qytetar serb
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Marrjes së ryshfetit”. Sipas IPK-së, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së…
Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Marrjes së ryshfetit”.
Sipas IPK-së, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, për përfitim financiar i ka mundësuar një qytetari të Republikës së Serbisë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, ndonëse këtij qytetari paraprakisht i ishte ndaluar hyrja në vend.
Pas pranimit të informatave të para për rastin, hetuesit e IPK-së kanë nisur menjëherë veprimet hetimore, me autorizim dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Pas disa veprimeve hetimore dhe operative në terren, zyrtari policor është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Në lidhje me këtë rast, është arrestuar edhe qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë – ndaj të cilit është iniciuar rast penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa edhe atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Lajmi.net/