iPhone termometër

Apple po shkon përtej telefonave. Gjiganti amerikan në fakt e ka prezantuar iPhonen më të ri, i cili do të quhet “Kinsa Smart Thermometer”, i aftë për të treguar nëse një person ka apo jo temperaturë, ndërkohë që tregon në ekran një sërë simptomash për përdoruesit e këtij ‘termometri’. Nëpërmjet aplikacioneve të “Kinsa Smart Thermometer”,…

Auto & Tek

12/11/2013 06:00

Apple po shkon përtej telefonave. Gjiganti amerikan në fakt e ka prezantuar iPhonen më të ri, i cili do të quhet “Kinsa Smart Thermometer”, i aftë për të treguar nëse një person ka apo jo temperaturë, ndërkohë që tregon në ekran një sërë simptomash për përdoruesit e këtij ‘termometri’.

Nëpërmjet aplikacioneve të “Kinsa Smart Thermometer”, personat mund ta marrin edhe një parashikim mbi shëndetin e tyre, si janë aktualisht dhe se si do të bëhen në të ardhmen.

Ky lloj termometri është i dizajnuar kryesisht për fëmijët dhe është i përshtatshëm që t’i lajmërojë prindërit në qoftë se fëmijët e tyre kanë temperaturë të lartë si dhe i udhëzon ata se çka duhet të bëjnë.