iPhone më të shitur në histori

iPhone nuk është telefoni më i shitur në histori. Telefonat Nokia e mbajnë primatin në këtë aspekt, edhe pse ky lloj telefoni ka rënie viteve të fundit. Për dallim prej kompanisë japoneze, gjiganti amerikan Apple ka marrë hov në vitet e fundit, duke e marrë primatin absolut. Por, cilët janë iPhone më të shitur në…

Auto & Tek

04/12/2013 19:00

iPhone nuk është telefoni më i shitur në histori. Telefonat Nokia e mbajnë primatin në këtë aspekt, edhe pse ky lloj telefoni ka rënie viteve të fundit.

Për dallim prej kompanisë japoneze, gjiganti amerikan Apple ka marrë hov në vitet e fundit, duke e marrë primatin absolut. Por, cilët janë iPhone më të shitur në histori. Këtë kurreshtje ua heqim ne.

E nisim nga viti 2007, kur nisi të dilte ky lloj telefoni. Seria e parë quhej vetëm iPhone, ndërsa ishin shitur 7 milionë copë. Në vitin 2008 kishte dalë në treg iPhone 3G, që kishte shitur një numër të konsiderueshëm prej 35 milionë copë.

Në vitin pasues, Apple kishte nxjerrë në treg markën e re, 3GS, e cila kishte shkuar ‘flakë’, duke i shitur 43 milionë telefona. Viti 2010 ishte po ashtu i suksesshëm për Apple, që e nxori në treg telefonin iPhone 4, i cili shiti mbi 28 milionë kopje.

Në vitin 2011 doli iPhone 4S, paksa më i përparuar se paraardhësi i tij, duke shitur 30 milionë telefona. 4S’i u shit me të madhe edhe në vitin 2012, respektivisht 27,5 milionë kopje. Edhe iPhone 4 e vazhdoi shitjen edhe në vitin 2012, prej 17,6 milionë kopje.

Ndërsa, produkti i vitit 2012, iPhone 5 shiti 30 milionë copë. Nga kjo del se iPhone 4S është më i shituri prej serive të iPhone deri tash, me afro 58 milionë telefona të shitur.

Statistikat për vitin 2013 nuk janë nxjerrë ende, pasi që numri i shitjes së tyre është rritur dukshëm, përfshirë këtu edhe iPhone 5C dhe iPhone 5S.