iPhone me ekran të lakuar

Apple është duke punuar në dy modele të lakuara të iPhone për pjesën e dytë të vitit tjetër, njoftojnë burime të Bloomberg, me një mundësi që kjo të ndodh në çerekun e katërt të vitit, ndër të tjera me sensorë praktikë të prekjes. Këta iPhone të rinj për vitin 2014 mund të arrijnë në 4.7…

Auto & Tek

11/11/2013 06:00

Apple është duke punuar në dy modele të lakuara të iPhone për pjesën e dytë të vitit tjetër, njoftojnë burime të Bloomberg, me një mundësi që kjo të ndodh në çerekun e katërt të vitit, ndër të tjera me sensorë praktikë të prekjes.

Këta iPhone të rinj për vitin 2014 mund të arrijnë në 4.7 e 5.5-inch madhësi të ekranit, që nënkupton se Apple po mendon t’i fusë jo një, por dy modele në të njëjtën kohë, teorikisht.

Në të kaluarën kemi parë Apple duke punuar me modele të ndryshme të madhësisë së ekraneve, ndërsa iPhone 6, që pritet të dalë në pjesën e dytë të vitit 2014, pritet ta ketë ekranin 4.7-inch.