iPhone bie në fund të oqeanit dhe incizon gjithçka (Video)

Një iPhone i cili ra në ujë shpëtoi mrekullisht duke e incizuar kështu tërë rrugën e tij deri në fundin e oqeanit.

Fun

30/05/2015 20:49

Gregory Papadin, nga San Diego, Kaliforni, ishte duke notuar në oqean kur celulari i tij iPhone 5 ra në ujë dhe u fundos deri në fund të oqeanit.

Fatmirësisht për të, kapiteni i anijes u zhyt poshtë në ujë dhe e gjeti celularin dhe ia ktheu pronarit, transmeton Lajmi.net.

Por, më e çuditshmja është që kamera e celularit vazhdoi të punonte nën ujë dhe incizoi tërë ngjarjen.

Videon nga kjo ngjarje mund ta shihni më poshtë: