iPhone 6 do të lansohet në gusht

Apple zakonisht produktet e reja të iPhone i prezanton çdo herë në muajin shtator, por një raporti i ri sygjeron se iPhone 6 mund ta shohim më herët këtë herë.

Auto & Tek

11/05/2014 17:00

Bazuar nga burimet e cituara në Economic Daily News, iPhone 6 pritet të lansohet në muajin gusht, një muaj më herët se cikli i zakonshëm i lansimit të produkteve iPhone të Apple.

Raporti tregon se iPhone-i 4.7 inç do të lansohet në gusht, me dy modele tjera pas tij në shtator.

Më herët këtë vit, një dokument i zbuluar i cili besohej se ishte një skemë e iPhone 6, tregoi se celulari i ri i Apple mund të ishte me një madhësi prej 5.5 inç. Ky do të ishte modeli i parë më i madh i Apple, për dallim nga produktet e tjera të kësaj madhësie të quajtur si \”phablets\”.

Celulari iPhone 6 thuhet se do të ketë disa përmirësime në harta dhe një fokus më të madh do ta ketë në programet për fitnes.