iPhone 5S telefoni i vitit

Apple ka dominuar në seksionin teknologjik të Digital Spy, në fund të vitit, i cili i zgjodhi telefonat dhe tabletat më të mirë në botë për vitin 2013. Mbi 22,600 njerëz, respektivisht 56.5%, e kanë votuar telefonin iPhone 5S si më të mirin në kategorinë e smartphone më të mirë. Prapa tij renditet Samsung Galaxy…

Auto & Tek

01/01/2014 11:00

Apple ka dominuar në seksionin teknologjik të Digital Spy, në fund të vitit, i cili i zgjodhi telefonat dhe tabletat më të mirë në botë për vitin 2013. Mbi 22,600 njerëz, respektivisht 56.5%, e kanë votuar telefonin iPhone 5S si më të mirin në kategorinë e smartphone më të mirë.

Prapa tij renditet Samsung Galaxy S4 me 19.8%, ndërsa ata i pasojnë HTC One (6.3%), Nokia Lumia 1020 (5.1%) e Sony Xperia Z1 (4.5%). Sa u përket tabletave, iPad Air ishte dominues, duke e mposhtur rivalin e tij Mini, që përfundoi shumë larg sa i përket përqindjes.

iPad Air ka grumbulluar 47.5% të votuesve, ndërsa iPad Mini – 16.8%. pozita e tretë i takoi Samsung Galaxy Tab (11.0%), për të pasuar me Kindle Fire HDX (9.0%) e Nexus 7 (7.4%).

Ndërkaq, tek aplikacionet më të mira, që nuk i përfshijnë lojërat, pozita e parë i takoi BBC iPlayer me 29.8%, i përcjellë nga Instagram (21.9%), Snapchat (21.1%), Sky Go (10.9%) e Vine (8.5%).