iPad ndikon keq në gjumë thonë shkencëtarët

Të përdorësh një iPad ose një pajisje tjetër elektronike për disa orë para se të flini, mund të përçajë motivimin normal tuaj të gjumit dhe mund të ju bëjë që të qëndroni të përgjumur gjatë gjithë ditës së nesërme, thonë shkencëtarët.

Lifestyle

22/12/2014 20:54

Për më tepër, të lexosh në iPad në vend të një libri për disa orë para se të shkosh në shtrat mund të shkaktojë që të humbni dëshirën për gjumë dhe mund të rrisë rrezikun nga kanceri, thonë shkencëtarët.

Ata pretendojnë se ky zakon i prishë modelet normale të gjumit dhe mund të çojë në një zgjim më të hershëm të nesërmen dhe mund të bëjë që të qëndroni të përgjumur gjatë gjithë ditës së nesërme, transmeton Lajmi.net.

Drita nga pajisjet e çrregullon hormonin melatonin, nivelet e ulëta të të cilit janë të lidhura me rritjen e kancerit të gjirit, prostatës dhe kancerit të zorrëve, thonë shkencëtarët nga Bostoni.

Udhëheqësi i studimit, Charles Czeisler, tha se gjatësia dhe cilësia e gjumit është në rënie përgjatë viteve të fundit.