iPad Air, iPadi më i mirë në histori

iPad Air është afër daljes në shitje, por qysh tash ka filluar të flitet për tabletën më të re nga Apple. Duket se opinionet janë unanime, duke e lavdëruar iPad-in e ri, për lehtësinë e tij dhe për rritjen e performancës, e cila është pothuajse dyfishi i paraardhësit të tij. Pas disa brezave që nuk…

Auto & Tek

25/11/2013 19:00

iPad Air është afër daljes në shitje, por qysh tash ka filluar të flitet për tabletën më të re nga Apple. Duket se opinionet janë unanime, duke e lavdëruar iPad-in e ri, për lehtësinë e tij dhe për rritjen e performancës, e cila është pothuajse dyfishi i paraardhësit të tij. Pas disa brezave që nuk e braktisën peshën prej 600 gramësh, iPad Air peshon 478 gramë dhe duket si një mini iPad me ekran të zgjeruar.

Për disa media të tilla si ‘El Pais’, iPad Air me procesorin e saj prej 64 bit, konsiderohet në kufi mes kompjuterit dhe tabletës. Nga ajo që thuhet, në këtë iPad mund të shikohen filma pa ndërprerë plot 12 orë, me një ndriçim prej 75 për qind. Një nga kritikat e vetme që janë dhënë për këtë lloj tablete është se Apple nuk e ka futur në ‘paketë’ një tastierë, për ata që e konsiderojnë të mundimshme punën në tastierën e vendosur në ekran.