Inzaghi thyen heshtjen, flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Liverpool arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Interin me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Sport

08/03/2022 23:34

“Neurazzurët” fituan me rezultat minimal 0:1 në “Anfield”, por ishte e pamjaftueshme që të kualifikohen në fazën tjetër, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Inzaghi i është përgjigjur pyetjeve për këtë eliminim dhe për ndeshjen e radhës.

Një hap më shumë drejt pjekurisë?

“Unë mendoj se po, të mos harrojmë se ne nuk kemi luajtur një ndeshje të tetë të Ligës së Kampionëve për 11 vjet. Shorti na dha Liverpoolin, por ne kemi treguar se nuk jemi inferiorë në ndeshjen e kthimit”.

Çfarë Interi pres të dielën?

“Ndeshja do të jetë e vështirë dhe e komplikuar, kundër një kundërshtari të aftë. Na u desh të ndryshonim De Vrij dhe Brozovic për shkak të dhimbjes, shpresojmë t’i rikuperojmë shpejt sepse janë të rëndësishëm për ne”.

Pioli dhe të tjerët vazhdojnë të thonë se favoriti për Scudetton është Interi, a mendoni se është parataktikë?

“Nuk e di, mendoj vetëm për ekipin tim dhe çfarë mund të ndikoj. Duhet të rikuperojmë energjitë fizike dhe mendore sepse kjo përballje e dyfishtë na ka hequr disa, por kemi luajtur në maksimum për të”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Inter tani mbetet në garë për Seria A dhe Kupën e Italisë./Lajmi.net/