Inzaghi: Jam shumë i zemëruar, me këtë qasje nuk do e fitojmë Scudetton

Trajneri i Interit, Simeone Inzaghi është ndarë i zemëruar pas humbjes në shtëpi ndaj Sassuolos.

Sport

20/02/2022 21:57

Sassuolo ia doli të fitojë me rezultat 0:2 në “Giuseppe Meazza”, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku italian tha se është i zemëruar me lojtarët shkaku që nuk luajtën fare siç duhet.

“Jam shumë i zemëruar me qasjen, sepse kishim tre ditë që nga ndeshja e së mërkurës, folëm për faktin se Sassuolo mundi Juventusin dhe Milanin larg, ata luajnë futboll të shkëlqyeshëm dhe ne duhej të ishim të kujdesshëm”.

“Ne u përpoqëm të bënim gjithçka në pjesën e dytë, krijuam shumë raste dhe ishim të pafat, por fakti mbetet që ne duhet të kishim një qasje tjetër. Sassuolo kishte cilësi të shkëlqyera teknike, ishin më të freskët fizikisht dhe kjo u tregua”.

“Ne do të analizojmë situatën, e dimë se ka 13 ndeshje përpara, ne jemi të gjithë atje lart dhe duam të vazhdojmë përpara. Fakti është se një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë qasje aq të gabuar sa ne sot”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Inter renditët në pozitën e dytë në tabelë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/