​Investimet e huaja në Shqipëri arritën në 1,58 miliardë euro në vitin 2024

Investimet e huaja direkte në Shqipëri shënuan rritje rekord në shifrën e 1,58 miliardë eurove, me rritje 92 milionë euro ose 5,6% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori i pasurive të paluajtshme, vijon të kryesojë në totalin e investimeve të huaja, me 379 milionë euro e ndjekur nga…

Lajme

25/03/2025 19:52

Investimet e huaja direkte në Shqipëri shënuan rritje rekord në shifrën e 1,58 miliardë eurove, me rritje 92 milionë euro ose 5,6% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori i pasurive të paluajtshme, vijon të kryesojë në totalin e investimeve të huaja, me 379 milionë euro e ndjekur nga industria nxjerrëse me 214 milionë euro investime, industria përpunuese me 173 milionë euro dhe energjia elektrike ku janë investuar 166 milionë euro, shkruan ATSh.

Në tremujorin e katër të vitit 2024, investimet e huaja arritën vlerën 423 milionë euro, ku pjesa dërrmuese ishte fitim i ri investuar.

Ndër partnerët kryesorë me investimet më të larta në Shqipëri, janë shtetet Holanda, Italia dhe Turqia.