‘Investcorp’-Milan në rrugë të mirë: Marrëveshja pritet të finalizohet të premten
Nga e premtja Milan pritet të jetë me pronarë të rinj.

Sport
‘Rossoneri’ pritet të bëhen skuadra më e shtrenjtë në histori të futbollit italian.
Gjiganti ekonomik me qendër në Bahrein, ‘Investcorp’ pritet të blejnë skuadrën e Milan, përcjell lajmi.net.
Mediat italiane bëjnë të ditur se nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja kompletohet të premten.
‘Investcorp’ do të paguajnë 1.1 miliard euro për të marrë skuadrën në pronësi.
Epoka e re për Milan pritet të fillojë nga e premtja e 29 prillit. /Lajmi.net/