Intervistohet Dejona Mihali, reagon Haradinaj: Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se rrethi i “Mafisë Energjetike” po ngushtohet. Reagimi i tij vie jo shumë gjatë pasi Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u pa duke u paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim. Ai tutje tha se “Mafia Energjetike“ duhet përballur me ligjin dhe…
Lajme
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se rrethi i “Mafisë Energjetike” po ngushtohet.
Reagimi i tij vie jo shumë gjatë pasi Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, u pa duke u paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Ai tutje tha se “Mafia Energjetike“ duhet përballur me ligjin dhe se shteti ligjor e demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale.
E ndryshe, sipas informacioneve të “Nacionales” , Mihali do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.
“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij Facebook./Lajmi.net/