Intervistimi i Martin Berishajt, Çitaku: Një ditë në Prokurori një ditë në Ambasadë, marrëzia nuk paska kufi
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci nga Prokuroria Speciale. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa 140 mijë punonjësve iu rrezikohen vendet e punës ndërsa biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me intervistimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci nga Prokuroria Speciale.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa 140 mijë punonjësve iu rrezikohen vendet e punës ndërsa biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike, sipas saj Martin Berishaj nuk e ka këtë hall.
“Pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, ai vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë. Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrëzia nuk paska kufi”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: