Intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, Nagavci: Dënoj gjuhën jokorrekte dhe paragjykimet që mund ta lëndojnë procesin

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka njoftuar se po vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. Ajo ka thënë se puna është intensive, ndërsa angazhimi është maksimal që përzgjedhja të jetë e bazuar në meritë, integritet dhe përgjegjësi publike, në mënyrë që Bordi i RTK-së të përbëhet nga profesionistë të…

Lajme

16/04/2026 15:29

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka njoftuar se po vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Ajo ka thënë se puna është intensive, ndërsa angazhimi është maksimal që përzgjedhja të jetë e bazuar në meritë, integritet dhe përgjegjësi publike, në mënyrë që Bordi i RTK-së të përbëhet nga profesionistë të denjë që i shërbejnë interesit të qytetarëve.

“Dënoj gjuhën jokorrekte, pasaktësitë dhe paragjykimet që mund ta lëndojnë këtë proces, e aq më tepër vlerësimin e kandidatëve ende pa filluar procesi. Bordi i RTK-së ka dy vite që është jofunksional. Si deputetë, jemi të mandatuar nga Kuvendi për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të këtij Bordi dhe jam e bindur se do ta përmbyllim procesin me sukses”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka falenderuar të gjithë deputetët që janë pjesë e Komisionit, si dhe zyrtarët e Kuvendit, për bashkëpunimin në realizimin sa më të mirë dhe korrekt të këtij procesi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: