Intervenim emergjent, KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në Prishtinë
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka njoftuar se sot disa lagje do të mbesin pa energji elektrike, pasi do të bëhet një intervenim emergjent në transformatorin energjetik TR2 në NS Prishtina 1. Në njoftim thuhet se disa lagje do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12:00 deri në…
Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka njoftuar se sot disa lagje do të mbesin pa energji elektrike, pasi do të bëhet një intervenim emergjent në transformatorin energjetik TR2 në NS Prishtina 1.
Në njoftim thuhet se disa lagje do të mbesin pa energji elektrike nga ora 12:00 deri në ora 15:00.
“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 Dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë. Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 47 MW)”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se “punimet në fjalë, realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.
KOSTT ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.