Interpretimi mahnitës ‘live’ i Rita Orës, për fansat që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi
Rita Ora ka interpretuar 'live' hitin e saj të ri.

ShowBiz
Rita Ora u bëri dhuratë të bukur fansave të saj, të cilët këto ditë janë duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka publikuar video ku bashkë me orkestër këndon live projektin e saj të ri “How to be lonely”.
“Kalova shumë bukur muaj më parë në Londër, performoj këtë për të gjithë ju”, ka shkruar ndër të tjera Rita.
Artistja po qëndron në Londër bashkë me familjen e saj, ndërsa ka treguar se po merret me aktivitete fizike, kohë pas kohe edhe me vizatim.
Më poshtë mund ta dëgjoni interpretimin mahnitës ‘live’ të këngëtares shqiptare. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-10Vy7jqIZ/