Interneti, një dhuratë nga Zoti

Papa Francis është një optimist i internetit. Shenjtëria e tij ka e deklaruar mbështetjen e tij për ueb’in, si një mjet që e sjellë njerëzimin më afër. “Një kulturë e takimit që kërkon nga ne që të jemi të gatshëm jo vetëm të japim, por gjithashtu edhe të pranojmë”, tha Papa Francis, në deklaratën e…

Auto & Tek

24/01/2014 09:45

Papa Francis është një optimist i internetit. Shenjtëria e tij ka e deklaruar mbështetjen e tij për ueb’in, si një mjet që e sjellë njerëzimin më afër.

“Një kulturë e takimit që kërkon nga ne që të jemi të gatshëm jo vetëm të japim, por gjithashtu edhe të pranojmë”, tha Papa Francis, në deklaratën e tij papale të enjten.

– “Media mund të na ndihmojë shumë në këtë gjë, sidomos në ditët e sotme, kur rrjetet e komunikimit të njeriut kanë bërë përparime të papara. Interneti, në veçanti, ofron mundësi të pafundme të takimeve dhe solidaritetit. Kjo është diçka jashtëzakonisht e mirë”, shtoi ai.

“Një dhuratë nga Zoti”. Papa Francis padyshim nuk është papa i parë që përqafon teknologjinë. Paraardhësi i tij, Papa Benedikti i XVI’të, ishte papa i parë që përdori Twitter’in dhe John Paul II, lavdëroi ueb’in në vitin 2001.

Por, Gjon Pali II ishte më i matur në vlerësimet e tij për internetin-  duke folur në Ditën Botërore të Komunikimit, ai e kishte përshkruar ueb’in më pak si një mjet për unitet dhe më shumë si një instrument për të shpërndarë krishterimin.

“Interneti mund të ofrojë mundësi të mrekullueshme për ungjëllizimin nëse përdoret me kompetencë të plotë dhe me një të qartë, për fuqinë dhe dobësitë e saj”, tha ai.

Kjo deklaratë është shumë larg nga përqafimi aq i fuqishëm i Papa Francis’it. Anipse Papa Francis gjithashtu flet për potencialin e ueb’it dhe dobinë e saj për kishën dhe gjithashtu për potencialin e teknologjisë që mund të na ndajë ne nga njëri tjetri, këto referenca janë relativisht të mbytura:

Dëshira për një lidhje digjitale mund të na izolojë ne nga më të afërmit tanë, nga ata që i kemi më afër nesh. Ne nuk duhet të anashkalojmë faktin se ata që për çfarëdo arsye refuzojnë që të kenë qasje në mediat sociale, janë të  drejtuar nga rreziku i të lënit anash.

Ndërsa, këto të meta janë të vërteta, këto prapë nuk arsyetojnë refuzimin për mediat sociale; përkundrazi, ato na përkujtojnë ne se komunikimi në fund të fundit është njerëzor se sa arritje teknologjike.

Përgjithësisht, Papa mendon se interneti është i mrekullueshëm dhe frymëzues, e cila nuk është shumë e ndryshme nga mënyra se si  bota mendon për të.