Interi propozon ofertën e parë për De Paul

Interi është i gatshëm t'i ofrojë Udineses rreth 25 milionë euro për Rodrigo de Paul, por vetëm në formë huazimi për 18 muaj me obligim blerje.

Sport

29/12/2020 22:28

Sipas Tuttomercatoweb, argjentinasi është një ndër emrat që trajneri Antonio Conte ka kërkuar të jetë në “San Siro”, transmeton lajmi.net.

De Paul gjithashtu është i hapur për kalimin të Interi, por lidhja e mirë me Udinese nënkupton që çdo marrëveshje duhet arrihet së pari me klubin.

Interi ka ofruar huazimin për 18 muaj me mundësi blerje mes 22 – 25 milionë euro.

Udinese thuhet se preferon që vlera të jetë rreth 30 milionë euro, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2024.

Këtë edicion, De Paul ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime në 13 ndeshje në Seria A./Lajmi.net/