Interi largon Podolskin

Inter nuk do ta blejë sulmuesin Lukas Podolski, pas skadimit të marrëveshjes së huazimit nga Arsenal, në përfundim të këtij sezoni.

Sport

03/03/2015 12:50

I kërkuar me insistim nga Roberto Mancini gjatë afatit kalimtar të janarit, Lukas Podolski ka dështuar me paraqitjet e deritashme në Inter.

Andaj, sulmuesi gjerman do të kthehet në Arsenal, në fund të këtij sezoni, kur do të skadojë marrëveshja e huazimit në Giuseppe Meazza, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Podolski ende nuk ka realizuar asnjë gol për Interin përkundër paraqitjeve të vazhdueshme në ekipin e Mancinit.

Ai së bashku me Xherdan Shaqirin ishin dy përforcimet më të mëdha të Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, për dallim nga Shaqiri i cili është inkuadruar mirë në ekip, Podolski nuk është duke dhënë kontributin e pritur.