Interi konsideron rikthimin e Ederit

Interi është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër sulmuesin, Eder.

Sport

05/01/2021 09:19

34-vjeçari kaloi dy sezone e gjysmë huazim me “Neurazzurët” mes viteve 2016 dhe 2018 duke shënuar 14 gola në 86 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Ai iu bashkua Jiangsu Sunin në janarin e vitit 2018 dhe ka fituar Superligën kineze këtë edicion.

Si Interi ashtu edhe Juangsu janë të drejtuar nga Suning dhe kjo do lejonte rikthimin e Ederit si agjent i lirë.

Sipas Sky Sports, momentalisht në ‘radarin’ e Interit janë disa sulmues, por Eder shihet si më bindësi.

Thuhet se pos tij, gjiganti italian ka interesim edhe për Graziano Pellen./Lajmi.net/