Interi konfirmon se ka pasur negociata për transferimin e Dybala – gjatë merkatos së verës

Interi konfirmon se kanë pasur interesim për transferimin e Paulo Dybalas. Dybala këtë verë i skadoi kontrata me Juventusin, andaj kaloi në Romë si një lojtar i lirë. Por, interesim për të kanë shfaqur edhe Interi, e këtë e ka konfirmuar së fundmi nënkryetari i klubit, Javier Zanetti. “Po, ka pasur një negociatë për Dybala.…

Sport

24/09/2022 16:18

Interi konfirmon se kanë pasur interesim për transferimin e Paulo Dybalas.

Dybala këtë verë i skadoi kontrata me Juventusin, andaj kaloi në Romë si një lojtar i lirë.

Por, interesim për të kanë shfaqur edhe Interi, e këtë e ka konfirmuar së fundmi nënkryetari i klubit, Javier Zanetti.

“Po, ka pasur një negociatë për Dybala. Por kur nënshkruam me Lukakun, menduam se tashmë kishim një sulm të rëndësishëm. Unë e shoh atë mirë te Roma, Mourinho e di këtë. dhe e di që do të mund ta përfitojë në maksimum”, u shpreh ai.

Argjentinasi në gjashtë ndeshje me ekipin e Jose Mourinhos ka katër gola dhe dy asistime./Lajmi.net/