Interi kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
Interi është skuadra tjetër gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. ‘Nerazzurrët’ barazuan 3:3 në ndeshjen e dytë ndaj Benfica, por rezultati i përgjithshëm është 5:3 në favor të italianëve, shkruan lajmi.net. Fillimisht golin e gjetën vendasit, duke shënuar më anë të Nicolo Barella. Italiani shënoi gol të bukur në minutën e 14’ të ndeshjes. Megjithatë, në…
Sport
Interi është skuadra tjetër gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
‘Nerazzurrët’ barazuan 3:3 në ndeshjen e dytë ndaj Benfica, por rezultati i përgjithshëm është 5:3 në favor të italianëve, shkruan lajmi.net.
Fillimisht golin e gjetën vendasit, duke shënuar më anë të Nicolo Barella.
Italiani shënoi gol të bukur në minutën e 14’ të ndeshjes.
Megjithatë, në pjesën e parë mysafirët arritën të barazojnë shifrat.
Në minutën e 38’ shënoi Aursnes dhe çoi rezultatin në 1:1.
Me atë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në 45 minutat e dytë u shënuan më shumë gola.
Ishte Lautaro Martinez i cili realizoi dhe rimori epërsinë ndaj portugezëve.
Më pas Joaquin Correa me një supergol vulosi gjithçka.
Mysafirët e tëra që bën ishin të barazojnë në këtë ndeshje me anë të Silvas dhe Musa, por që nuk u mjaftoi për kualifikim.
Në gjysmëfinale Interi takohet me rivalin e qytetit Milanin./Lajmi.net/