Interi humb në udhëtim te Napoli dhe rrezikon pozitën e tretë në Serie A

Napolit i ka takuar derbi i javës së 36-të në Serie A kundër Interit në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Kampionët e rinj të Italisë triumfuan 3:1 kundër Interit në një ndeshje dramatike në 10 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me një karton të kuq. Gagliardini…

Sport

21/05/2023 19:56

Napolit i ka takuar derbi i javës së 36-të në Serie A kundër Interit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kampionët e rinj të Italisë triumfuan 3:1 kundër Interit në një ndeshje dramatike në 10 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me një karton të kuq. Gagliardini la Interin me 10 futbollistë në fushë pasi u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë në minutat 19 dhe 41.

Në fraksionin e dytë vendasit gjetën rrjetën me anë të Anguissa që shënoi supergol në minutën e 67-të.

“Nerazzurrët” nuk u dorëzuan dhe barazuan me anë të sulmuesit belg Lukaku tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Sidoqoftë, kundërpërgjigjja e Napolit erdhi shpejt. Di Lorenzo riktheu epërsinë e nikoqirëve në minutën e 85-të.

Në minutën e pestë të shtesës, Gaetano vulosi epilogun final të takimit me golin e tretë për Napolin.

Vlen të përmendet se mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte i pazëvendësueshëm nga minuta e parë te Napoli.

Napoli si kampion ka 86 pikë, ndërkohë Interi është i treti me 66 pikë duke rrezikuar vendin e tretë nga Lazio që ka një pikë më pak dhe një sfidë më pak të zhvilluar./Lajmi.net/