Interi fiton pa Shaqirin (Video)

Skuadra e Interit ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në shtëpi kundër Genoas, teksa Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë gjatë këtij takimit.

Sport

11/01/2015 14:25

Ndeshja filloi mirë për Interin pasi në minutën e 12′ Rodrigo Palacio shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 39′ Icardi shënon për të dyfishuar këtë epërsi, teksa Izzo në minutën e 85′ shënon për 2-0.

Vulosjen e fitores së skuadrës Nerazzure në këtë takim e bëri Vidic, i cili në minutën e 88′ shënon me kokë për rezultatin 3-1.

Me këtë fitore, Interi është në kuotën e 25 pikëve, pesë më pak se vendi i tretë që mbahet nga Lazio e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Video