Interi e bën “ligjin” në Lisbon kundër Benficas, i afrohet gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve
Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Benficas në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurri” ka triumfuar me rezultat të pastër 0:2 te Benfica në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbon, shkruan lajmi.net. Përkundër përpjekjeve të dy skuadrave, fraksioni i parë i lojës u mbyll baras me rezultat 0:0. Gjashtë minuta pasi nisi pjesa…
Sport
Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurri” ka triumfuar me rezultat të pastër 0:2 te Benfica në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbon, shkruan lajmi.net.
Përkundër përpjekjeve të dy skuadrave, fraksioni i parë i lojës u mbyll baras me rezultat 0:0.
Gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Nicolo Barella i dha epërsinë e parë “zikaltërve”.
Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë nga penalltia dhe njëherit vulosi epilogun përfundimtar të takimit.
Ndeshja e kthimit në mes Interit dhe Benficas luhet javën e ardhshme në “Giuseppe Meazza”./Lajmi.net/